20 fëmijë shqiptarë të kapur duke hyrë ilegalisht në SHBA

Thuajse 98 % e fëmijëve të kapur në policia kufitare amerikane, këtë vit, vinin nga Hondurasi, Guatemala, Salvadori apo Meksika.

Por fëmijët klandestinë që hyjnë në SHBA nuk janë vetëm nga Amerika Qëndrore. Sipas të dhënave të marra nga rrjeti televiziv amerikan Fusion, fëmijë të pashoqëruar dhe pa dokumenta, të kapur në kufirin amerikan, ka patur edhe nga vende si Shqipëria, Kina, India e Maroku.

Në hartën dixhitale të postuar në faqen zyrtare të internetit të rrjetit televiziv amerikan, shihet se janë kapur 20 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar nga tetori i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti. Më shumë se 2/3 e totalit të fëmijëve nga Europa, Azia dhe Afrika e Veriut, që tentuan të hyjnë pa dokumenta në SHBA, u kapën në të njëjtat pika ku tentojnë zakonisht të futen fëmijët që vijnë nga Amerika Qëndrore, në luginën Rio Grande, në jug të Teksasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button