Ukraina në prag të luftës me Rusinë

Edhe pse ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë të negociojnë për një armëpushim në luftimet që po ndodhin në lindje të Ukrainës, deri tani këto negociata nuk kanë rezultuar me sukses. Madje, tashmë luftimet në Donetsk dhe Luhansk po marrin një intensitet të ri.

Edhe pse është zyrtarizuar një takim i presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko dhe atij të Rusisë Vladimir Putin pas një jave në Minsk, konflikti mes këtyre dy vendeve duket se ka kaluar në një fazë tjetër, akoma më të ashpër.

Sipas asaj që deklarojnë mediat ukrainase, ditët e ardhshme do të jenë tepër të rëndësishme për të kuptuar nëse do të kemi një luftë të hapur mes Rusisë dhe Ukrainës./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button