Kambanat dhe minaret thërrasin në marrëdhënie

Branko Gjorgjevski, komenti-“Priftërit dhe hoxhallarët dhe seksi”, Dnevnik
Nuk është e habitshme kur në emërtimin e tyre, udhëheqësit shpirtëror të dy bashkësive më të mëdha fetare, KOM-OA dhe BFI, ka thirrje për të rritur normën e lindjeve të besimtarëve ortodoksë dhe të islamit.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Zbres kapelen, Bozhin”, Utrinski Vesnik
Bozhin Pavllovski sheh rrezikun më të madh ndaj shtetit në riafirmimin e supremizmit Maqedonas. Asnjëherë kaq fortë dhe me zë nuk kanë heshtur kolegët e tij-shkrimtarët dhe akademikët, natyrisht, me nderë përjashtimeve.

Kole Manev, kolumna-“Afishin nuk e ngjita me dëshirën time”, Dnevnik
Kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i “Vest”, Goran Mihajllovski, në kolonën e tij vendosi që me konotacione me qëllim të keq dhe të përdredhura të ritregojë artikullin tim të botuar në “Dnevnik”, një tekst që është i lidhur me afishe që po na  „dhuron” fqinji ynë jugor.

Agim Jonuzi, kolumnë-” Exupery në Kodoshlend”, Dnevnik
Ti lamë spiunët e turpshëm në historinë! Nëse deri tani nuk kanë shërbyer si një mësim dhe si një drejtim i të menduarit demokratik, edhe më tej nuk do t’i shërbejnë askujt përveç copëtimit të besimit që edhe ashtu është i brishtë mes njerëzve.

Milan Banov, kolumnë-“Kompromisi si autogol”, Nova Makedonija
Shekerinska, që të mos qëndrojnë më e shkurtër se “udhëheqësi” i saj i ri, kompromisin e barazon me mbijetesën e Maqedonisë, që natyrisht është absurditet „par excellence“ dhe një send që ish-ministër i Integrimit Evropian nuk kishte guxuar për të vënë në llogarinë e saj intelektuale.

Daniella Trpçevska, editorial-“Ku u zhduk njerëzimi?”, Utrinski Vesnik
Faktori më i rëndësishëm është ndërgjegjësimi i përgjithshëm si të vozitësve ashtu dhe të këmbësorëve mbi rreziqet që përgjojnë në trafik, por edhe me dënimet nëse ata thyejnë ligjin.

Alexandra Denkovska, komenti-“Matematika e përjashtuar nga arsimi?”, Nova Makedonija
Është e vërtetë se në fakultetet është me të vërtetë vështirë për të kaluar provimin, mirëpo a është e mundur që të fitosh ndonjë njohuri më të lartë për një degë në qoftë se nuk ke kurrfarë bazë?

E mërkurë, 10  korrik 2013, numër 77 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button