Turqia premton rrymë për Gazën

Turqia do të dërgojë një anije lundruese që do të mundësoj rrymë për Gazën, njofton Taner Jildiz, ministri i energjisë së Turqisë.

“Turqia do të ndërtojë centrale në Palestinë për një afat të gjatë, por si një zgjidhje të shpejtë, Turqia do të dërgojë 100 megavat rrymë në drejtim të Gazës në det të hapur,” tha Jildiz në një konferencë shtypi në Ankara.

Jildiz tha se Izraeli duhet të heqë bllokadën në Rripin e Gazës për të lejuar energjinë në qytet.

Jildiz tha se Izraeli goditi 10 qendra elektrike bë Gaza, që do të thotë një humbje të përgjithshme prej 120 megavat të energjisë për qytetin. Jildiz tha se ai beson se qëndrimi i Izraelit ndaj energjisë në Gaza do të ndryshoj, pasi kjo energji është një çështje humanitare.

Për një zgjidhje të përhershme të problemeve të energjisë se Palestinës, Palestina duhet të përfitoj nga fushat e saj të gazit, tha ai. Turqia do të marrë pjesë tash e tutje në çdo ofertë të energjisë të shpallur nga ana e shtetit të Palestinës, tha Yildiz. Firmat turke do të jenë në fushat palestineze të gazit si në çdo prizë tjetër ndërkombëtare, shtoi ai.

Ministri palestinez i energjisë, Omar Kittaneh, tha se ai u takua me firmat e energjisë turke të hënën dhe se është shumë i kënaqur me rezultatet. Kittaneh thanë se do të dorëzojë planet e tyre për sektorin e energjisë në Palestinë tek autoritetet turke. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button