Veturat ndalohen nga policia, nuk mund ta kalojnë korzon e Tetovës

Regjimi i ri rrugor është vendosur në Bulevardin “Iliria” në Tetovë, gjegjësisht nga aksi rrugor prej udhëkryqit me rrugën “Jane Sandanski” deri në udhëkryqin “Bllagoja Toska”, e ashtuquajtura Korzo e Tetovës. 

Sonte nuk mund të kalonte asnjë veturë civile pasi që veturat policore ishin stacionuar në unazën e udhëkryqit “Jane Sandanski”, e gjithë kjo për të sjellur rend në komunikacion.

“Regjimi i ri i ndryshuar do të zbatohet çdo ditë në periudhën kohore prej orës 21 deri orën 24.Nga qytetarët të Tetovës dhe nga të gjithë të tjerët pritet ta respektojnë regjimin e ri dhe urdhrat e policëve zyrtar, të cilët do ta rregullojnë komunikacionin. Qëllimi i këtij ndryshimi është që ta lehtësoj komunikacionin në atë pjesë të qytetit, ku është i pranishëm fluks i madh i automjeteve dhe qytetarëve, dhe që të lejoj lëvizje pa pengesa dhe të sigurt të pjesëmarrëseve në komunikacion”, thuhet në një njoftim të lëshuar sot nga policia e Tetovës.

Regjimi i ri rrugor pritet të zgjatë deri sa në vend janë mërgimtarët.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button