Ja lojtari gjerman me vlerën më të madhe të marketingut

Në bazë të një studimi në Dyseldorf, Mario Götze është lojtari gjerman me vlerën më të madhe në aspektin e marketingut.

Që pas Kampionatit Evropian 2012, vlera e markës së tij si lojtar profesionist është rritur me 128% në 36.7 mln euro.

I dyti është Thomas Müller, i cili ka një vlerë prej 32.7 mln eurosh. Një pozicion të mirë ka marrë së fundmi edhe Toni Kroos. Aktualisht ai vlen 27.5 mln euro (213% rritje në marketing).

Humbësi më i madh është Mario Gomez. Sulmuesi i Fiorentinës sot vlen 28% më pak krahasuar me rezultatet e studimit të fundit dy vite më parë (11.9 mln euro).

Lajme të ngjashme

Back to top button