Nesër vendoset gurthemeli i fabrikës së parë në Zonën ekonomike në Tetovë

Nesër në orën 13:30 do vendoset gurthemeli i fabrikës ‘Itek Venezia Group’ në zonën ekonomike të Tetovës, duke i dhënë rrugë të hapur zhvillimit të qytetit të Tetovës por jo vetëm. Duke folur për Portalb, menaxheri i fabrikës, Dritan Krifca, thekson se fabrika do fillojë punën në fund të vitit dhe se do ketë rreth 150 punëtorë.

“Investimi i firmës italiane do jetë 2.5 milion euro dhe brenda vitit do nisin edhe eksportet e para jashtë shtetit, që kryesisht destinacion do kenë Evropën Perëndimore. Fabrika e re do prodhojë materiale kompozit, për industri të ndryshme. I gjithë ky investim do sjellë rreth 150 punëtorë”, tha mes tjerash menaxheri Dritan Krifca.

Kush është Itek Venecia groups

Firma italiane me seli në qytetin Sassuolo ka rreth 20.000 punëtorë dhe është firmë qe merret kryesisht me teknologjinë e fundit. Si prioritetet e firmës janë, dizajni mekanik, konsultim teknologjik, asistencë teknologjike dhe montazhë.

Portalb ju sjell fotot si duket zona ekonomike aktualisht
Zona ekonomike ne Tetove1

Zona ekonomike ne Tetove4

Zona ekonomike ne Tetove3

Zona ekonomike ne Tetove

Zona ekonomike ne Tetove2

 

Lajme të ngjashme

Back to top button