Listeria-“gjueti shtrigash” me çdo kusht kërkohet fajtori e jo e vërteta

Amatorizëm, mosnjohje të problematikës, menaxhim joprofesional dhe në fund përpjekje që kjo të fshehët me ekzekutimin e ndonjë kompanie. Kështu ekspertët e ushqimit e cilësojnë mënyrën e institucioneve shëndetësore në Maqedoni dy muaj në kërkim të burimit të bakterit Listeria që është fajtor për vdekjen e 5 personave në Maqedoni.

Këto ditë Jovanka Kostova nga institute për shëndet publik informuan se Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar ndryshime në Rregulloren për ushqim kualitativ dhe të sigurt ku do të kërkohet që prodhuesit aspak mos të lejojnë praninë e Listerias në ushqim.

Mediat e vendeve fqinje në titujt e tyre shkruajnë “ Në Maqedoni listeria me ligj është e lejuar në ushqim”, duke aluduar në faktin se sipas Rregullores për ushqim kualitativ dhe të sigurt në një prodhim është e lejuar të ketë 100 koloni listeria në 1 gram. Por sipas institucioneve shëndetësore në vend, ky vendim nuk është kontestues, sepse është marrë nga praktika evropiane dhe nuk është ekskluzivitet në Maqedoni.

Ekspertët për ushqim të shëndetshëm refuzojnë të flasin publikisht për problemin. Ato ndjehen të dëshpëruar dhe profesionalisht të turpëruar nga niveli amator me të cilën personat përgjegjës e udhëheqin procedurën e plotë, dhe e cila më shumë ngjanë në një “gjueti shtrigash” duke kërkuar me çdo kusht fajtorin e jo të vërtetën.

“Në prodhimin final aspak nuk duhet të ketë Listeri, por gjatë përpunimit është e lejuar në një sasi. Ajo quhet ‘alternative approach’ me afat deri në vitin 2009“, thonë ekspertët për DW.

Lajme të ngjashme

Back to top button