Paraqiten dokumente, asnjë nga të vdekurit nga Listeria nuk ka ngrënë mish derri

Asnjë nga të sëmurit dhe të vdekurit nga Listeria nuk ka ngrënë nga qafa e derrit të “Ekstra Mein”, tregojnë dokumentet e Institutit për shëndet publik  tek të cilat ka arritur portali NOVA, ndërsa kanë të bëjnë me periudhën deri më 16 korrik.

Nuk ka as lidhje epidemiologjike mes rasteve të regjistruara, thuhet në dokument, që do të thotë se anketa ka treguar se të sëmurit nuk kanë ngrënë nga lloji i njëjtë i ushqimit.

“Edhe pse është e mundur lidhje epidemiologjike mes rasteve të regjistruara, nuk ka të dhëna të sakta që mund ta vërtetojnë këtë gjë”, thuhet në Informacionin e Institutit për shëndet publik.

Është për tu habitur fakti që rasti i parë me Listeria është regjistruar në muajin mars edhe atë tek një fëmijë i porsalindur në Klinikën për gjinekologji, ndërsa opinion publik aspak nuk është informuar për këtë gjë, ndërsa nuk është kryer as gjenotipi.

Listeria dokumente Listeria dokumente

Lajme të ngjashme

Back to top button