Blloku: Qeveri gjithëpërfshirëse po, por pa PDK’në

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, ka bërë të ditur edhe një herë pas takimit të sotëm se PDK’ja nuk do të jetë pjesë e Qeverisë.
I pari i Nismës Fatmir Limaj ka deklaruar se qeveri gjithëpërfshirëse do të ketë, por PDK’ja nuk do të jetë pjesë e saj.

Ndërkaq Haradinaj ka kursyer komentet duke thënë se realiteti po dihet, dhe nuk ka nevojë të komentojë në lidhje me deklaratat e PDK’së.

” I kemi kursyer komentet në lidhje me deklaratat e PDK’së sepse realiteti po shihet. Është e rëndësishme ta kemi parasysh se vendimi i LAN dhe subjekteve të tjera politike për “Jo Thaçi III” është serioz e ka në bazë ndryshimin që do të ndodhë në vend,” ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur kushte të paraqitura zyrtarisht nga Lista Serbe.

“Ajo që kemi hetuar është interesimi i LS’së për të marrë pjesë në qeverisje. Mirëpo, asnjëherë nuk kanë paraqitur kushte zyrtarisht,” ka thënë ai.

Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, Haradinaj ka thënë se ka pasur ngecje në komunikim, por komunikimin do ta ripërtërinjë pas seancës së Kuvendit.

Limaj ka bërë të ditur edhe një herë se partia e tij nuk do të luaj nga qëndrimi i saj sa i përket koalicionit, pa marrë parasysh ofertat që mund ti vijnë nga PDK’ja.

Ndërkaq në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, Koalicionin do ta përfaqësojë Vjosa Osmani.

Të tri partitë kanë theksuar faktin se formimi sa më i shpejtë i institucioneve është më se i nevojshëm për zhvillimin normal të jetës së qytetarëve. / Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button