Komuna e Tetovës i ulë rrogat, zjarrfikësit në protesta

Nga nesër ekziston mundësia që njësiti i zjarrfikësve të Tetovës të mos jetë në dispozicion të qytetarëve të cilët mund të ndeshin në ndonjë fatkeqësi zjarri.

Nga njësiti i zjarrfikësve bëjnë të ditur për Portalb se kanë paralajmëruar një protestë kundër uljes së rrogave nga komuna e Tetovës.

Në bazë të harmonizimit të pagesës së administratës komunale, parashihet edhe ulja e rrogave të zjarrfikësve.

Punonjësi në qendrën e dispejxherit në njësitin e zjarrfikësve në Tetovë, Qufli Krasniqi, thotë për Portalb se, rrogat janë ulur për 500 mijë denarë.

“Shuma e paraparë për ushqimin dhe rrugën do të hiqen nga rroga jonë dhe kjo i bie të marrim 500 denarë më pak. Ne kemi paralajmëruar një protestë për nesër e cila do ët shoqërohet edhe pezullimin e aktivitetit tonë të përditshëm”, thotë Qufli Krasniqi për Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button