Ministria e Financave dorëlëshuar për partitë, komisionarët duhet të presin për paratë

Trezori i Ministrisë së Financave ende nuk ka lëshuar paratë për komisionet komunale dhe gjithë komisionarët zgjedhor të cilët kanë qenë pjesë e procesit në zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të këtij viti.

Komisioni Shtetërorë zgjedhorë ka bërë punën e vetë me nënshkrimin e urdhër pagesave dhe tani fjalën e ka trezori i Ministrisë së Financave i cili do të vendos se kur do të bëjë pagesën”, thotë nga KSHZ për Portalb.

Anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi, thotë për Portalb se sa i takon KSHZ janë nënshkruar të gjitha urdhër pagesat edhe për pjesëmarrësit në komisionet zgjedhore edhe për kompensimin e partive politike në bazë të votave të marra.

“Ne kemi nënshkruar urdhërpagesat dhe janë dorëzuar trezorit të Ministrisë së Financave për të bërë pagesën. Nuk mund të konfirmojmë me saktësi se kur do të bëjë pagesën sepse tani ata vendosin për këtë”, thotë Bedredin Ibrahimi.

Partitë politike ende nuk konfirmojnë nëse kanë marrë paratë në bazë të votave të fituara ku një votë paguhet 1.5 denarë. Sipas kësaj përllogaritje BDI duhet të përfitojë afër 3t euro ndërsa PDSH 16 mijë euro.

Asnjëra parti nuk konfirmon nëse u është bërë kjo pagesë nga ana e Ministrisë së Financave.
Sipas përllogaritjeve të bëra nga të dhënat e KSHZ-së, VMRO-DPMNE përfiton kompensim prej rreth 117.000 euro, LSDM 69.000 euro, BDI 37.000 dhe PDSH 16.000 euro. Kompensimi i shpenzimeve gjatë zgjedhjeve paguhet nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, pra nga komuna dhe qyteti i Shkupit në afat 3 mujor pas dorëzimit të Raportit financiar për fushatën zgjedhore bazuar në raportin e Komisionit Shtetëror për Zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button