Remitencat ngjallin ekonominë e Kosovës

Gjatë 10 viteve, nga viti 2004 deri në dhjetor të vitit 2013, mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë euro. Ndërkohë në tremujorin e parë të këtij viti janë dërguar 130.8 milionë në Kosovë nga mërgata, krahasuar me tremujorin e parë të 2013-ës, kur kishim 127.8 milionë, ka një rritje për 3 milionë që tregon raporti i Bankës Qendrore të Kosovës.

Imputi i parasë së diasporës në ekonominë kosovare e vlerësohet lartë nga ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli. Ai thotë se sidomos gjatë këtyre tre muajve vërehet në çdo centimetër të Kosovës kontributi i mërgatës. “Efekti i ardhjes së diasporës në Kosovë është jashtëzakonisht i madh, sepse gjatë këtyre muajve qarkullojnë miliona e miliona euro. Këta 3 muaj janë më të mirët që i shohim ne në Kosovë”, thotë Makolli për Gazetën Tribuna.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Alban Hashani, sqaron se kontributi i diasporës vjen në dy forma. Sipas tij, diaspora sjellë shumë të mira për vendin dhe e rrit fuqinë blerëse. “Kontributi i diasporës vjen në dy forma, forma e parë përmes remitencave, kur ata dërgojnë para nga vende ku ata punojnë dhe jetojnë./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button