Azilantët nga Maqedonia, preferojnë më shumë Gjermaninë

Pothuajse 10 mijë shtetas të Shqipërisë dhe Maqedonisë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti kërkuan azil në Gjermani. Të dhënat i publikoi Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatë. Sipas të dhënave të tyre, numri i kërkesave për azil nga këto dy vende ka një tendencë të rritjes.

Nëse për Maqedoninë përqindja e rritjes është rreth 60 për qind në krahasim me vitin e kaluar, të dhënat janë befasuese për Shqipërinë, ku rritja është dhjetë herë më e madhe. Aktualisht, vitin e kaluar, nga janari e deri në korrik të 2013-tës në Gjermani azil kanë kërkuar më tepër se 400 shtetas të Shqipërisë, kurse këtë vit, në të njëjtën periudhë, këtë e kanë bërë saktësisht 4680 persona. Ndërkaq, numri i shtetasve të Maqedonisë që këtë vit kërkuan azil në Gjermani është më i vogël për 86 persona. Vitin e kaluar ishin 3064 persona, në 2104, nga janari e deri në korrik gjithsej 4589 persona nga Maqedonia dëshiruan të bëhen shtetas të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button