Ban Ki Moon bënë apel të ndalen luftimet në botë për hir të Ramazanit
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka apeluar të hënën që forcat e lojale të Presidentit Sirian, Bashar al-Assad dhe rebelët sirianë, të bëjnë armëpushim gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit.
Në një komunikatë, Ban shprehet se Ramazani është një nga katër muajt islamik, ku supuzohet të ndalen luftimet.
“Për hir të popullit sirian unë do të doja tu bëj thirrje të gjitha palëve në Siri që të respektojnë këtë obligim fetar për të paktën një muaj,” tha ai.
Përndryshe forcat e Assadit dhe rebelët sirianë kanë filluar një luftë që dy vite, e cila ka eskaluar në luftë civile dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë mbi 90.000 persona që nga marsi i vitit 2011. /Ekuiliber