Oer: Maqedonia duhet të arrije kompromisin për emrin

Ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer, ka theksuar se përfshirja e vendeve të Ballkanit perëndimore në BE nuk është ndërprerë dhe se Maqedonia duhet që të gjejë kompromis për emrin.

“Duhet të arrihet përparim për emër përfundimtar të vendit, në kuadër të mandatit për ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara. Nuk hapen negociata për çështjen e identitetit, gjuhës apo historisë, por bëhet fjalë për tentim që të gjendet kompromis në kornizë të qartë, thotë ambasadorja e Francës në Shkup, Lorens Oer”.

Duhet të bëhet dallim mes asaj që është politikë e brendshme dhe ajo çfarë mund të bisedohet në korniza tjera dhe që është në interes të madh të shtetit”, ka thënë Oer për “Faktor”. Ajo ka thënë se procesi i zgjerimit të Unionit nuk është mbyllur, ndërsa Franca është angazhuar se do ta mbështes integrimin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button