Përfaqësimi i shqiptarëve ngec, BDI shpreson në ligjin e ri për administratën

Ligji i ri për Administratën pritet t’i jap kompetenca më të gjera Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

13 vite pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, BDI pranon se njëri nga parimet më elementare të kësaj marrëveshje nuk ka ecur si duhet.

Në bazë të ligjit për administratën, Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pritet që të miratojë planet vjetore për punësim në të gjitha institucionet shtetërore, të marrë pjesë në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të shfuqizojë konkurset në të cilat nuk do të respektohet përfaqësimi i drejtë dhe adekuat.

Rrjedhshmëria e punësimeve në administratën shtetërore, është shoqëruar me pakënaqësi të mëdha. Pavarësisht përqindjes së arritur të shqiptarëve në administratën shtetërore, filtri politik i shoshitjes së kuadrove nëpërmjet strukturave partiake të BDI-së, duke filluar nga degët dhe nëndegët partiake përkundër impulsive të reja të ligjit të ri për administratën, mbetet çështja më dekurajuese e kuadrove të reja shqiptare.

Rezarta Sulejmani, jurist e diplomuar, nuk inkurajohet shume nga pretendimet e BDI-së, për hapjen e perspektivave të reja për punësimet në administratën shtetërore. Ajo thotë se implementimi I ligjit duhet të fillojë nga viti i ardhshëm, ndërsa ne me vite konkurrojmë për tu punësuar dhe përkundër konkurseve publike gjithçka zhvillohet në bazë të lidhjeve partiake.

“Ligji i iri për administratën shtetërore që thuhet se do t’i japë kompetenca më shumë Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, do të zgjidhë çështjen e regrutëve partiak dhe nuk do t’i jep mundësi konkurrimit të vlerave”, thotë Rezarta.

Në bazë të të dhënave statistikore, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në disa institucione ka arritur deri në rreth 20 për qind.

Sferat që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë, si policia dhe ushtria, BDI mendon se ka përfaqësim edhe më kualitativ.

Përfaqësimin i shqiptarëve në ushtri dhe polici, nuk është se po ec mirë. Në Ministrinë e Brendshme shqiptarët përbëjnë rreth 18%, ndërsa në Mbrojtje rreth 14,5%. Megjithatë brenda këtyre dikastereve ka njësi ku numri i shqiptarëve është shumë i ulët, ose madje nuk ka asnjë të vetëm. Autoritetet pranojnë se në njësitin elitar ushtarak “Ujqërit” nuk ka asnjë shqiptarë, ndërsa në njësitet speciale në kuadër të policisë, “Tigrat” dhe ‘Njësinë për Intervenim të Shpejtë EBR’, përfaqësimi është shumë i ulët dhe i papërfillshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button