Tetova kampione e ajrit të ndotur, mjegulla e pluhurit dhe tymit si në ditë dimri

Tani më disa ditë me radhë qyteti i Tetovës është qyteti me ajrin më të ndotur në vend. Tetova duket si në ditë dimri me mjegull, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit. Ende nuk ka ndonjë prononcim të zyrtarëve nga vjen kjo ndotje kaq e madhe e ajrit. Në orët e mëngjesit rre tymi të lëshuara nga fabrika Jugohrom, mbulojnë gjithë pjesën jugore të rajonit të Pollogut që arrin deri në qytetin e Tetovës.

tetove1

Matjet e fundit tregojnë se prezenca e grimcave “PM10” është në nivel shumë të lartë, mbi 900 ose dhjetëra herë më shumë se ajo e lejuara mbi qytetin e Tetovës, gjë që tregon një kontinuitet të nivelit të lartë të ndotjes disa ditë me radhë.

10590617_766654813372847_1186859394499275494_n (1)

 

Lajme të ngjashme

Back to top button