Sh.f. ‘Liria’, arsimtarët kërkojnë nga 2000 denarë për libra?

Prindër të revoltuar të nxënësve të klasave të para thonë se arsimtarët e shkollës fillore ‘Liria’ në Shkup u kanë kërkuar prindërve nga 2000 denarë.

‘Kam regjistruar djalin në klasën e parë në shkollën ‘Liria’ në Shkup, mësuesja na ka kërkuar patjetër të dërgojmë nga 2 mijë denarë për libra dhe pajisje shkollore. Nuk e kemi të qartë përse kërkohën të holla derisa Ministria e arsimit ka ndarë libra falas për nxënësit’ thotë një prind që deshi të mbetet anonim.

‘Është e pa drejtë të na kërkohen të holla, do të shkojmë dhe të pyesim direkt drejtorin apo edhe në ministri, përse e kemi patjetër të japim nga 2 mijë denarë, kur librat janë falës. Nëse duhen ngjyra ose fletore do ti blejmë vetë dhe nuk do të kushtojnë 2 mijë denarë’ tha një prind tjetër.

Ndryshe, ditë më parë njeriu i parë i MASH-it Spiro Ristovski, paralajmëroi dënime për arsimtarët që kërkojnë para për libra shtesë.

Ristovski me datë 09.09.2013paralajmëroi se ky kontroll do të vazhdoj edhe në periudhën në vijim ndërsa gjoba lëviz prej 10 deri 15 mijë euro për shkollën nëse konstatohet se përdor libra që nuk kanë leje nga Komisioni nacional për libra ndërsa për mësimdhënësit gjoba lëviz prej 5 deri 7500 euro. Gjobë prej 3 deri 5 mijë euro paguan shkolla që lejon shitjen e literaturës profesionale  dhe revista për fëmijë ndërsa për personat përgjegjës kjo shkelje kushton prej 1500 deri më 2500 euro. 

Ministria e arsimit ka ngritur masë disciplinore kundër 13 mësimdhënësve në dy shkolla fillore të Shkupit për shkak se kanë detyruar nxënësit të furnizohen me material plotësues shkollor, si fletore pune dhe materiale të tjera. Kjo është konstatuar nga kontrolli i inspektoratit të arsimit në 120 shkolla në mbarë vendin. Ky detyrim sipas ministrit Spiro Ristovski është kundërligjor. Nga Ministria apelojnë që prindërit të mos bien pre e këtyre detyrimeve dhe të njëjtat t’i paraqesin në Ministri dhe inspektoratin e arsimit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button