5 arsyet përse dështoni në karrierë

Njerëzit mund të kalojnë një jetë të tërë duke u përpjekur për të ndërtuar një karrierë të fortë dhe për të bërë emër për veten e tyre. Ndërsa disa arrijnë një sukses të madh në këtë gjë, të tjerë dështojnë. A keni menduar ndonjëherë se çfarë i pengon disa njerëz të arrijnë suksesin që ata dëshirojnë? Këtu janë disa nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit nuk arrijnë qëllimet e tyre në karrierë:

1. Keni frikë të provoni

Kjo është arsyeja më e shpeshtë pse njerëzit dështojnë në jetë, në çdo fushë të saj. Në fund të fundit, si mund të arrini diçka në qoftë se ju jeni shumë të frikësuar për ta provuar atë, ose për të hedhur hapin e parë? Si mund të prisni që të fitoni lotarinë pa luajtur?

2. Nxirrni justifikime

Justifikimet, jo vetëm që janë kundër-produktive, por mund të jenë të mërzitshme gjithashtu.  Ne të gjithë njohim dikë që nxjerr lloje të ndryshme arsyesh dhe mundohet të fajësojë të gjithë, për dështimet në jetën e tij. Ky është pikërisht lloji i perspektivës për jetën që do të të bëjë me shumë gjasa të dështosh në çdo fushë.

3. Keni frikë se dështoni

Çdokush ka frikë se dështon, dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Kur dështon mbi diçka, do të thotë që ti nuk ishe i prirur për atë gjë, ose nuk ishe i përgatitur. Por frika është e keqe pasi ju pengon që të hidhni hapat drejt suksesit. Kjo është një nga arsyet kryesore që njerëzit dështojnë në karrierën e tyre.

4. Të tjerë imponojnë dëshirat e tyre

Për fat të keq, ne nuk jetojmë në një shoqëri të përsosur, ku ne mund të ndjekim pasionin tonë. Nganjëherë njerëzit e tjerë (zakonisht prindërit) përpiqen të imponojë qëllimet e tyre, ato të cilat ata vetë nuk i kanë arritur.  Megjithatë, është fakt se nëse ju nuk jeni të pasionuar pas diçkaje, atëherë nuk do të punoni fort për ta arritur atë.

5. Nuk ndiqni pasionin tuaj

Mos kini asnjëherë frikë të ndiqni ëndrrat tuaja, sado të mëdha qofshin ato. Një ditë do të bëheni të suksesshëm duke ndjekur atë që dëshironi më shumë. Të arrish sukses në karrierë do të thotë që duhet t’i japësh drejtim rrugës për të qenë një lider. Nuk mund të bëheni dot një lider nëse ju nuk ndiqni pasionin apo ëndrrat tuaja./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button