Nokaut në Parlamentin e Ukrainës (Video)

Deputeti nacionalist i parlamentit të Ukrainës, Oleg Ljasko, i cili mburret se është një luftëtar i madh kundër separatizmit në lindje të vendit është nokautuar sot në Kuvend.

Lideri i partisë radikale, Oleh Ljasko dhe deputeti i pavarur Oleksandar Shevchenko janë përleshur sot në ndërtesën e Kuvendit, pasi Shevchenko kishte thënë deputetit Ljasko kurrë nuk ka shkuar në lindje të vendit, ku forcat ukrainase po luftojnë me kryengritësit separatistë pro-rusë, transmeton Telegrafi.

Pas një fjalosje të gjatë, Shevchenko e ka grushtuar Ljaskon, i cili është shtrirë përtokë.

Lajme të ngjashme

Back to top button