Mitat Iseni qytetarë nga Tetova akuzon Komunën e Tetovës për padrejtësi

Mitat Iseni qytetarë nga Tetova nëpërmjet një letre dërguar mediave akuzon Komunën e Tetovës se po fsheh një ankesë që ai ka dorëzuar në Sektorin për Urbanizëm, me qëllim që të vonohet shqyrtimi i ankesës dhe të mos përmirësohet padrejtësia që thotë se i është bërë.

Ai ka drejtuar gjithashtu një shkresë në adresë të Inspektorit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale, duke kërkuar që të merren masa ndëshkuese ndaj përgjegjësve.

“Me datën 29.04. 2014, Kërkesa nr.08/1920/1, jam drejtuar z. kryetare të Komunës të Tetovës të më jepet përgjigje nga kërkesat e parashtruara që i kam dërguar në Sektorin e Urbanizmit të Tetovës si dhe organeve dhe administratës të komunës. Në sektorin e urbanizmit kam dërguar ankesë me datën 02.03. 2014 vit nr. 09/1069/1 drejtuar të Ministria për transport dhe lidhje-Ministrit që udhëheq me organin e administratës shtetërore në inspektimin e lëndës në Sektorin e urbanizmit vërejta se ankesa ime nuk është dërguar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve”, ka shkruar Iseni.

Sipas tij, për shkaqe të interesit personal të disa punonjësve në Sektorin e urbanizmit të Tetovës fshihen kërkesat, parashtresat e qytetareve qe pala e dëmtuar të mos ketë mundësi të realizojë të drejtën e ankesës për të u mbrojtur deri sa pala tjetër te realizojë Aktvendimet e Sektorit për urbanizëm që janë dhenë de fakto pa baza juridike.

Lajme të ngjashme

Back to top button