Më shumë se 2086 të vrarë, që nga nisja e konfliktit në Ukrainë

Zyra e të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara thotë se numri i të vdekurve në konfliktin e Ukrainës është dyfishuar në dy javët e fundit.

Cecile Pouilly, nga zyra e Shefes se Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, tha për Reuters se numri i të vdekurve ka arritur deri në 2,086 më 10 gusht, në krahasim me 1,129 që ishin më 26 korrik. Derisa raportohet për 5 mijë të plagosur.

Në këto shifra janë të përfshirë ushtarë ukrainas, grupet e armatosura, militantët pro-rusë dhe civilët.

Shifrat janë bazuar në informacionin e marrë nga autoritetet ukrainase, si dhe autoritetet mjekësore lokale.

Lajme të ngjashme

Back to top button