Grimcat kancerogjene na helmuan edhe gjatë verës

Nuk ka shpëtim nga grimcat kancerogjene PM 10, të cilat edhe 2 ditët e fundit, sipas aparateve matëse të Ministrisë së Mjedisit jetësorë dhe ambientit hapësinor, janë tre herë në nivel më të lartë se ajo maksimalja edhe atë në kohë me diell dhe të ngrohtë.

Sipas informatave të para, grimcat kancerogjene janë në nivel të lartë në Qytetin e Shkupit, Tetovës dhe Manastirit.

Nga Ministria bëjnë të ditur se aparatet matëse kanë treguar këtë rezultat vetëm një ditë dhe nëse vazhdohet në vazhdimësi të dalin të njëjtat rezultate atëherë do të ndërmerren masa dhe të zbulohet fajtori i ndotjes së ambientit në këtë kohë të ngrohtë dhe ku nuk ka shumë lëvizje të automjeteve, që mund të ndikojnë në ndotjen më të madhe të ajrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button