Marrëveshja e Ohrit doktrinë tribunash për ministrat e BDI, Gruevski dhe Ahmeti nën hije

Tribuna për Marrëveshjen e Ohrit  kushtuar 13 vjetorit të nënshkrimit të saj, zhvillohet pa pjesëmarrjen e aktorëve që drejt për së drejti bartin përgjegjësinë për implementimin e saj.

Pa prezencën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, pjesëmarrësit ministrat aktual të BDI-së, ekspertë dhe nënshkrues të këtij dokumenti, diplomat dhe tjerë, diskutojnë për Marrëveshjen e Ohrit duke shtruar aspektet sikur të ishte një doktrinë së cilës tash pas 13 viteve duhet ti përcaktohen koordinatat për të gjetur cakun.

Vllado Popovski, theksoi se Marrëveshja e Ohrit  nuk është vetëm një listë detyrash të parëndësishme ajo ka një dinamik dhe praninë e gjithë bashkësive etnike.

“M O-ja nuk është listë e detyrave më të cilën përfundon rëndësia e tij, ajo ka një dinamikë, ka një proporcinalitet me praninë e gjitha bashkësive etnike, edhe pse nuk ka rezultate te barabarta në sfera të caktuara… Është këtu, gjyqësia, atë që e kishte thënë ditë më parë në media zv/kryeministri Xhaferi ku nuk janë bërë ato rezultate që do ishte matur në mënyrë kuantitative”, ka thënë Popovski.

Zëvendëskryeminsitri, Musa Xhaferi, theksoi nevojën e transparencës për Marrëveshjen e Ohrit. Përvjetorin e shënimit të saj ai e konsideroi si , “datë e paqes”. “M e qasje proaktive mund të rrisim besimin në institucione”, tha Musa Xhaferi.

M O-ja është pjesë e sistemit, jo vetëm e disiplinimit të strukturave politike. E nisi kështu fjalimin e tij Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane. “Shikuar në këtë aspekt procesi i integrimit, si dhe në tekstet e këtyre dokumenteve, aty përfshihet edhe përfaqësimi i drejtë, gjuha, arsimi, kultura që janë pjesë përbërëse e këtij dokumenti.

“Integrimet në BE e NATO janë komplementare me njëra -tjetrën. Vitin e kaluar me sukeses është realizuar M O-ja me gjitha normat kualitative dhe tani ajo që pritet në integrimet është një analizë cilësore e M O-së e cila do të shërbejë si një bazë për rekomandimet me politikat për dekadën e dytë të M O-së”, tha Besimi.

Sipas ish kryeministrit Vllado Buckovski M O-ja në vend të ndërtojë demokraci funksionale nuk ka dhënë rezultate të tilla. “Maqedonia ballafaqohet me shoqëri të ndarë, maqedonase e shqiptare gjoja se ne para 13 vjetëve dhamë dokument që respekton vetëm të drejtat enjë etnie…”, tha Buckovski.

BDI që tenton me gjitha forcat të shënojë këtë ngjarje, sipas tij nuk e kemi nga ana tjetër, VM RO-DPM NE. “Nga 2002-2006 kur në Qeveri ishte LSDM , e detyroi që VM RO- të ikë nga implementimi M O-së, sepse kishte shumë kritika për decentralizimin, ndarjen territoriale, atëbotë në qeverisjen tanë, bëmë mrekulli dhe morëm statusin e kandidatit në BE.

Dhe nëse tani themi se rruga jonë në BE e NATO kalon përmes Ohrit, tani ajo kalon përmes Nju Jorkut dhe ndërmjetësit Nimic”, tha Buckovski.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button