Të arrestuarit kërkojnë leje për faljen e namazit

Avokati Veton Rrecaj, i ka thënë Klan Kosovës se i dyshuari, apo nënkryetari i lëvizjes për bashkim, Fatos Rexhepi i ka kërkuar gjyqtarit Vehbi Kashtanjeva 7 minuta për ta falur iqindinë.

Me këtë rast, Kashtanjeva ka dhënë leje, dhe të arrestuarit i kanë kryer ritualet fetare.

Sipas avokatit Rrecaj, është plotësuar e drejta e besimit, të cilën e lejojnë edhe gjykatat tjera ndërkombëtare.

E në lidhje me luftën në Siri, Veton Rrecaj ka thënë se një i akuzuar nga Hani i Elezit ka thënë se ka qenë në Siri gjatë vitit 2013, atëherë kur qeveria e Kosovës e ka mbështetur luftën e drejtë kundër Basher Al-Assadit, ashtu si Amerika dhe shumë vende të tjera evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button