Nuk ndalet ky Inter, 7 copa për Sassuolon
Skuadra që po udhëhiqet nga strategu i njohur Walter Mazarri ka mposhtur me rezultat të thellë 0-7 skuadrën e promovuar në Serie A, Sassuolo.
Zikaltërit dominuan ndeshjen që nga minuta e parë duke mos i lënë as një mundësi të vetme skuadrës vendase. Ishte Rodrigo Palacio që shënoi golin e parë për Interin, kur në minuten e 7? u gjet i vetëm para portjerit pas një asisitmi të pranuar nga Yuto Nagatomo.
I transferuari nga Bologna, mesfushori Taider arriti të shënoi dy herë mrenda pjesës së parë në minutat 23? dhe 33. Me rezultat 0-3 u mbyll pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë i takoi plotësisht mysafirëve, të cilët katërfishuan epërsinë përmes Ricky Alvarez në minuten e 53. Golin e pestë për Interin e shënoi i rikthyeri pas tetë muajsh nga lëndimi, Diego Albero Milito në minuten e 63.
Ishte radha e një tjetër argjentinasi që të shënoi për Interin, ishte Cambiasso që shënoi golin e gjashtë në minuten e 75?. Ndërsa për ta përmbyllur këtë fitore spektakolare të Interit u përkujdes përseri Princi Milito që shënoi golin e dytë të tij dhe të shtatin për Interin në këtë ndeshje.
Kjo fitore është dëshmi për formën e lartë të Interit, të cilët mëkat që nuk janë në Ligën e Kampionëve, pasi që me këtë formë, nuk do të ishin problem as klubet si Bayern, Real Madrid apo Barcelona.