‘MO, dokument i dështuar përballë nacionalizmit të Gruevskit’

Marrëveshja e Ohrit në prag të 13 vjetorit të saj, është shndërruar në një dokument pa subjekt për të bërë një vlerësim real të asaj që është realizuar deri më tani.

Analistët politik vlerësojnë se nga një dokument i plotfuqishëm politik që ndaloi luftën e vitit 2001, Marrëveshja e Ohrit për shkak të mos realizimit të saj, u bë një dokument i cili krijoi më shumë konfuzitet ne jetën politike dhe një instrument për të arritur qëllimet politike të subjektit që doli nga lufta dhe që konsiderohej mekanizmi kryesor mbrojtës i Marrëveshjes së Ohrit.

Më shumë se një dekadë ishte e pamjaftueshme për të bërë një analizë më precize për të arriturat e kësaj marrëveshje. Disa analistë vlerësojnë se nuk ka asgjë të precizuar mirë në raport me atë se çfarë duhet të arrihet dhe mënyrën se si mund të realizohet ajo.

Marrëveshja e Ohrit, diskriminim i dyfishtë për shqiptarët

Për analistin Mersel Bilalli, Marrëveshja e Ohrit në prag të 13 vjetorit të saj është një dokument për të cilën nuk ja vlen të bëhet ndonjë analizë sepse sipas tij gjithçka çfarë mund të thuhet tani më pas tërë këtyre viteve paraqet një banalitet.

Bilalli thotë për Portalb se, ne kemi dy ngecje serioze këto 10 vite. Madje edhe kthim parapa të proceseve euro integruese dhe ngecja e dytë është Marrëveshja e Ohrit. Dy segmentet kyçe i kemi invalidë në këtë moment.

“Pasi kaluan shumë vite të MO që duheshe të plotësohet tani duket banale që të thirremi në këtë marrëveshje, prandaj duhet të heqim nga retorika e përdorimit politik të MO dhe të konstatojmë se kjo marrëveshje nuk ishte e suksesshme me çka mund të sjellim një marrëveshje shumë më të gjerë, ku pos përfaqësuesve të tjerë duhet të marrin pjesë më shumë organizata dhe të shohim se a kemi material të shëndosh për shtet të përbashkët. Të gjithë e kanë të qartë se jo që MO nuk është realizuar, por kthim prapa. Tash kemi nënçmim të krenarisë kolektive më shumë se para viteve 90”, thotë Mersel Bilalli.
Sipas tij, MO nuk arriti edhe ma gjënë më elementare, që të ndërton konceptin qytetarë të shtetit dhe në vend të kësaj bëri që të funksionojnë listat partiake ku shumë analfabet marrin pjesë në parti, pra krijoji dyfish diskriminim si në raport me maqedonasit ashtu edhe brenda shqiptarëve.

Duhet të konstatohet dështimi i MO dhe të hapet një faqe e re , një marrëveshje të re e cila të ketë mekanizma që ta mbrojë vetveten , MO nuk kishte këso mekanizma. Nga vet fakti që MO nuk arrit në mbroj nga nacionalizimi i Gruevskit , ajo është e dështuar.

Personat të cilët u përfshin në atë subjekt ishin personat që kishin dështuar në parti tjera dhe ishin jo stabil. Garnitura e BDI nuk arriti të përfitojë personalitet dhe e gjithë projekti dështoi, pra për MO duhet të fajësojmë edhe vetveten dhe jo vetëm palën maqedonase.

Marrëveshja e Ohrit, dokument i skaduar

Analisti Ismail Sinani, thotë për Portalb se të flasësh për Marrëveshjen e Ohrit në këtë kohë, është ofendim për mendjen e çdo njeriu normal. Sipas tij, të flasësh për të arriturat e një dokumenti që është dashur të përmbyllet në fund të vitit 2004 gjegjësisht në fillim të vitit 2005, domethënë ta pranosh pa aftësinë politike dhe intelektuale gjatë gjithë kësaj periudhe 13 vjeçare.

“Shqiptarët në Maqedoni, sot në vitin 2014 do të duhej të flisnin për të arritura tjera shoqërore, politike, ekonomike, arsimore… Sot në këtë kohë shqiptarët do të duhej të flisnin për korniza tjera të avancimit politik e jo për shifra përbuzëse që i projektojnë kuzhinat e partive maqedonase me pëlqimin e subjektit apo subjekteve politike shqiptare. Por, për fatin tonë të keq, ne sot duhet të kërkojmë ‘mëshirë’ nga tabori politik maqedonas që ‘çështja jonë’ të ecë përpara duke pranuar në punë 50-70 apo 100 nëpunës shtetëror dhe gjithë këtë para shqiptarëve ta prezantojmë si të arritura epokale! Shqiptari i Maqedonisë sot është kompleksuar deri në atë shkallë sa që e ka të vështirë të thotë se ky dokument përfundimisht ka skaduar në përmbushjen e nevojave të tij për t’u ndjerë i barabartë me etninë tjetër, në rastin konkret atë maqedonase”, thotë Ismail Sinani.

“Sot shqiptari i Maqedonisë, thuajse nuk e ndjen askund në asnjë institucion fuqinë e tij politike në procesin e vendimmarrjes në mekanizmat shtetëror. S’do mend se për gjithë këtë ne nuk duhet me inercion t’i fajësojmë politikanët maqedonas. Ata fundja janë sjellë në stilin e tyre që edhe është pritur. Fajin duhet kërkuar në mesin e shqiptarëve që nuk kanë ditur as ta menaxhojnë politikën e as t’i zbatojnë urdhëresat që burojnë nga ky dokument që siç edhe e theksova, tashmë duhet konsideruar me afat të skaduar”, thotë Ismail Sinani.

Marrëveshja e Ohrit instrument për të arritur qëllimet politike

Alajdin Demir, thotë për Portalb se në aspektin etnik rrallë kush mund të jetë i kënaqur me Marrëveshjen e Ohrit, sepse gabimisht u fillua. Sipas tij u nis që të kërkohet fitues dhe humbës, kur kërkohet kjo nuk mund të ndërtohet as marrëdhënie e as shtet stabil.

“Politikanët nga ruajtës të të drejtave etnike u shndërruan në menaxhues të tensioneve etnike, kur ato janë të nevojshme si një instrument për të arritur qëllimet politike. Një menaxhim i tillë më duket se është nga frika e BDI-së dhe hipoteka se një herë bëri një luftë dhe nuk guxohet që edhe një herë të lejohet ajo”, thotë Alajdin Demiri.

Lajme të ngjashme

Back to top button