Tetovë, plagosen dy persona me armë zjarri

Mbrëmë rreth orës 22 janë plagosur dy persona me armë zjarri në Tetovë.

Sipas informacioneve të para dy personat e plagosur kanë qenë ulur në Burektoren “AROMA” ku  persona ende të paidentifikuar  kanë gjuajtur nga vetura  pa targa dhe kanë  ikur në drejtim të Gostivarit.

Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik në Tetovë, pas çka njëri është transferuar në Shkup. Policia dhe prokuroria menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë kryer hetimet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button