Vardari i fortë për Shkëndijën

Vardari ka fituar derbin e javës së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë, përballë Shkëndijës, duke shënuar fitore bindëse 3:0.

“Kuqezinjtë” shkupjan u treguan më të mirë në këtë ndeshje, në të cilën Shkëndija assesi nuk mundi ta gjejë veten gjatë gjithë ndeshjes.
Me këtë fitore Vardari është ekipi i vetëm që pas dy xhirove ka efekt të qindpërqindtë, me gol-averazh prej 4:0.

Të parët që u kanosën në këtë ndeshje ishin futbollistët tetovarë, kur në minutën e 17-të Vruçina u gjend në një pozitë të mirë për të shënuar, mirëpo portieri Pavlloviç ishte syçel duke intervenuar në momentin e duhur.

Futbollistët e Shkëndijës vazhduan me dominimin e tyre edhe në vazhdim të ndeshjes, mirëpo duke mos arritur që ti konkretizojnë rastet e tyre. Kanosjen e parë më serioze në drejtim të portës së mysafirëve e kishte armeni, Artak Dashijan, goditjen e të cilit e ndali portieri Jovanovski.

Vetëm 10 minuta më vonë, Filip Ivanovski shënoi golin e parë të takimit për rezultat, 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa pas vetëm 10 minutave lojë në pjesën e dytë vendasit dyfishuan rezultatin, kësaj rradhe përmes armenit, Dashijan. Fitoren e Vardarit në këtë ndeshje e vulosi Filip Ivanovski, me golin e shënuar në minutën e 76-të.

Pas kësaj fitore Vardari udhëheq renditjen në tabelë dhe njëkohësisht paralajmëroi se do të jetë skuadër që kërkon të kthejë tutullin kampion. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button