Teuta Arifi posedon 5 banesa

Kryetarja aktuale e Tetovës dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi gëzon një pasuri marramendëse të patundshme, nga periudha që kur është pjesë e politikës. Në listën e pasurisë së saj të shpallur në faqen zyrtare të Komisionit Antikorrupsion, kryetarja e komunës së Tetovës ka 4 banesa (apartamente), tri prej të cilave me nga 90 metra katrorë, transmeton INA.

Dy banesa janë në Tetovë dhe dy në Shkup. Edhe bashkëshorti i saj ka një banesë në Shkup, me ç`rast pasuria e saj e patundshme edhe më shumë pasurohet. Nuk dihen prona të tjera, por jozyrtarisht mësohet se ajo posedon edhe pasuri tjetër të patundshme, të trashëguar nga familja.

Kryetarja e Tetovës përveç rrogës së saj si kryetare që shkon mbi 1 mijë euro, ajo ka lajmëruar edhe honorarin nga universiteti që shkon mbi 500 euro. Kryetarja e Tetovës gjithashtu ka kredi, por edhe posedon dy makina si ‘chervolet captiva’dhe ‘citroen xsara’.

Lajme të ngjashme

Back to top button