Afërdita Dreshaj kthehet në Amerikë

Bukuroshja Afërdita Dreshaj prej kohësh ka qendruar në Shqipëri, Kosovë dhe Evropë. Ishte e angazhuar rreth këngës dhe video-klipit të saj të ri dhe disa reklamave komerciale.

Këngëtarja dhe modelja pas një kohe është rikthyer në Amerikë, pranë familjes së saj. Siç kuptojmë nga miq të bukuroshes në fjalë, gjatë qëndrimit këtu atë e kishte marrë malli posaqërisht për nënën e saj.

Afërdita, më në fund gjendet në gjirin famijar, pranë të ëmës me të cilën ka një lidhje të fortë.

Aferdita Dreshaj e ka humbur të atin në moshë të re, për çka thotë se shpesh ndihet shumë keq. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button