Albafone me aksion të ri vazhdon zgjërimin e saj

Albafone, operatori i parë virtual celular në Maqedoni, prej javës që vjen kthehet në aksion sërisht duke vazhduar zgjërimin e saj. Qyteti i rradhës është Gostivari dhe në ditët në vijim pritet zgjërimi edhe në Kërçovë e Kumanovë. Këto aktivitete janë rezultat i përpjekjeve intensive dhe pozitive të Albafone dhe partnerëve të saj gjatë dy muajve të kaluar, ndërsa kanë për qëllim që ta plotësojnë nevojën në rritje për shërbimet e Albafone, veçanërisht ndërmjet mërgimtarëve të cilët gjatë kësaj periudhe qëndrojnë në atdhe.

Sallonet do t’i ofrojnë të gjitha shërbimet pripejd të kompanisë, e njëherësh do t’i promovojnë produktet e reja teknike dhe të tjera që janë pjesë e ofertës së Albafone, ashtu edhe e aktiviteteve partner me kompanitë me të cilat bashkëpunon Albafone.

Praktikisht me këtë hap të ri afarist të Albafone, njëherësh në mënyrë më konkrete demantohen edhe të gjitha spekulimet e çarshisë dhe qëllimkëqija, dezinformatat dhe konstruksionet që në llogari të Albafone ishin hedhur në opinion gjatë disa muajve të kaluar. Kuptohet duke marrë parasysh rrethanat ekonomike në rajonin më të gjerë, në përgjithësi në të gjitha sferat e biznesit probleme ka veçanërisht për kompanitë më të vogla siç është edhe Albafone, që mbështeten vetëm në resurse personale (para private). Por kjo, së paku sa i përket Albafone është shumë larg krijimit arbitrar, paushall dhe para së gjithash qëllimkeqe të fotografive për funksionimin e kësaj kompanie. Siç paralajmërojnë nga Albafone edhe gjatë periudhës së ardhshme përgatiten aktivitete promotive dhe organizative.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button