Në Llabunishtë të Strugës ngec mësimi në gjuhën shqipe?!

Deputeti i BDI-së Nedim Ramizi, ka kërkuar llogari nga kryetari aktual i Komunës së Strugës, përse në fshatin Llabunishtë, ka ngecur procesi i mësimit në gjuhën shqipe për nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën, transmeton Alsat-M.

“Dua të reagoj dhe më intereson të pyes kryetarin e komunës së Strugë, pse në Llabunishtë nuk organizohet mësimi në gjuhën shqipe prej në klasën e pestë deri në klasën e nëntë. Nga prindërit e Llabunishtës kemi informata se nuk realizohet mësimi prej në klasën e shtatë deri në klasën e nëntë. Nxënësit shëtisin nëpër fshatë. Dëshiroj të reagoj dhe kërkoj llogari nga kryetari i Komunës së Strugës se pse ka ngecje në projektin për mësimin në gjuhën shqipe në fshatin e Llabunishtës”, deklaroi Nedim Ramizi, deputet i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button