11-vjeçarja Indiane ka miq gjarpërinjtë Kobra (FOTO)

Shumë fëmijë friksohen për vdekje nga gjarpërinjtë por një vajzë 11-vjeçare nga India i quan pa frikë zvarranikët si miqtë e saj më të mirë.

Kajol Khan nga një zonë e Indisë, edhe pse është kafshuar disa herë, ajo ushqehet madje dhe fle me gjaprërinjtë më helmues në botë, Kobrat.

Edhe babai i saj organizonte shfaqje duke treguar trimërinë e tij me gjarpërinj dhe duket se këtë pasion e ka trashëguar edhe e bija e tij 11 vjeçare e cila shprehet “Nuk më pëlqen të shkoj në shkollë, më pëlqen më shumë të luaj më gjarpërinjtë, më dhemb pickimi i tyre por shpesh herë është faji im, është diçka argëtuese”.

“Ajo është kafshuar disa herë nga gjarpërinjtë duke rrezikuar jetën e saj por sekreti i mbijetesës është mjekimi me një ilaç prodhuar në mënyrë popullore nga gjethja e një bime të egër që përzihet me gjalp dhe piper të zi e cila po të vendoset menjëherë në plagë të shpëton jetën” shprehet kështu babai i 11-vjeçares.

11-vjeçarja Indiane ka miq gjarpërinjtë Kobra

11-vjeçarja Indiane ka miq gjarpërinjtë Kobra

11-vjeçarja Indiane ka miq gjarpërinjtë Kobra

Lajme të ngjashme

Back to top button