Kompetentët e dinin cila kompani është burim i Listerias, por heshtën

Në një mostër të qafës së derrit të prerë dhe të vakumuar, prodhim i “Ekstra mein” nga Kumanova i marrë në shitje me pakicë në Gjevgjeli, i dërguar në Qendrën për shëndet publik në Veles, ndërsa më pas i kontrolluar në Institutin për Mikrobiologji, pastaj në Laboratorin e Fakultetit për veterinari, është vërtetuar profil gjenetik i listerias së izoluar e cila është me 98 për qind ngjashmëri me gjenotipin e tetë të infektuarit nga listeria prej të cilëve katër vdiqën.

Mostra e shënuar me numrin 2 gjithkund ka treguar të njëjtin rezultat, mëson NOVA nga burime të Fakultetit por edhe nga njerëzit që kanë kryer inspektimin.

Edhe përkundër kësaj institucionet përkatëse nuk e kanë treguar më herët rezultatin ndërsa qafa e prerë e vakumuar e derit, dje është larguar nga marketet dhe dyqanet shitëse.

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Zvonko Milenkoviq mbrëmë bëri të njohur rezultatin, por personat që kanë kryer analizat thonë se duhej më herët të shpallej rezultati sepse ‘për ne nuk ka pasur dilemë se prodhimi i “Ekstra mein” ishte shkaktari’.

“Ishe koha që të shpallin rezultatin, sepse për ne nuk kishte dilemë. Mostra me numër 2 është shkaku dhe përkonte me bakterin me të cilën janë infektuar njerëzit”, thonë persona që kanë kryer analizat.

Drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari Dejan Runtevski tha se pas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, inspektorët nga Agjencia i kanë ndërmarrë të gjitha masat e parapara me Ligjin në këtë rast dhe është urdhëruar tërheqja e menjëhershme e të gjitha prodhimeve nga shitja me pakicë.

Gjithashtu sqaroi, se është urdhëruar marrje e mostrës edhe te të gjitha prodhimet të cilat shkojnë në treg.

Ai shtoi se në pajtim me Ligjin për siguri në ushqim, nëse operatori lëshon në qarkullim prodhim të pasigurt, dënimet janë 8.000 euro për person juridik dhe 2.500 euro për person përgjegjës në personin juridik, nëse vetëdijshëm lëshojnë prodhime të pasigurta në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button