“Princeshat” ndryshe të Meksikës

Në Juchitan të Meksikës gjenden disa princesha ndryshe nga të tjerat, të cilat pranohen në shoqëri dhe respektohen që nga koha e Aztekëve.

“Princesha në një tokë maçosh” është koleksioni i fotografive të meksikanit Nicola Okin Frioli, i cili ka paraqitur Muxe-t, të cilët janë homoseksualë që janë pjesë e qeverisjes lokale dhe janë simbol i fatit të mirë tek familjet e tyre.

Sipas Friolit, në një vend burrash të fortë, çdo familje e Juchitanit ka një Muxe, që në dialektin e fshatit do të thotë “njeri i zgjedhur”. Këta “burra-princesha” ecin krenarë në rrugë të veshur si femra dhe gëzojnë respektin e 160 mijë banorëve të Juchitanit.

“Shumë prej nesh janë kështu sepse prindërit na kanë shndërruar duke na trajtuar si femra që të vegjël. Nuk jemi as meshkuj e as femra. Jemi Muxe dhe Zoti i pranon të gjithë”, thotë Felina.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button