Zvërlevski: Gjithçka është thënë për rastin “Tumbovski”

“Gjithçka që kishim për të thënë për rastin Tumbovski është shkruar në komunikatën që kemi dërguar nëpër mjetet e informacionit. Gjithçka është thënë dhe sqaruar aty. Për këtë lëndë ka proceduar Prokuroria publike e Shkupit. Me sa jam i informuar, nuk janë dëgjuar dëshmitarët, sepse prokuroria ka vendosur se ashtu duhet të jetë”, ka deklaruar për Plusinfo, Prokurori publik, Marko Zvrllevski.

LSDM ngriti padi penale ndaj ministres për punë të brendshme, Gordana Jankullovska për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për shmangie nga tatimi. Sipas LSDM, ajo si sekretare gjenerale e VMRO-DPMNE-së, e ka shfrytëzuar pozitën e saj zyrtare dhe ka tejkaluar kompetencat zyrtare dhe nga Zagorec Tumbovski më 6.12.2006 në emër të donacionit ka pranuar 30 mijë euro dhe më 20. 12 . 2006 në bazë të njëjtë ka pranuar 50 mijë euro. Në lidhje me këtë , prokuroria ka vlerësuar se nuk ka bazë për të hapur procedurë.

Lajme të ngjashme

Back to top button