Janë legalizuar 100 mijë ndërtime pa leje, afati për elaborate deri në fund të vitit 2015

Pothuajse 100.000 familje deri më tani kanë marrë status juridik për ndërtimet e tyre pa leje dhe fletë pronësi. Edhe krahas mundësisë për legalizim, që filloi para tre viteve, institucionet në terren ende po regjistrojnë ndërtime të reja pa leje. Data kyçe për ata të cilët deri më tani nuk e kanë legalizuar ndërtimin e tyre ose nuk e kanë kompletuar dokumentacionit është fundi i vitit të ardhshëm deri kur duhet të dorëzohen elaboratet e nevojshme gjeodezike. Në të kundërtën, sipas paralajmërimeve nga komunat, kërkesat për legalizim nuk do të merren parasysh, ndërsa ndërtimet pa leje do të largohen. Afati përfundimtar për rrumbullakësim të gjithë procesit për legalizim është shtatori i vitit 2017.

Nga marsi i vitit 2011 deri në shtator të vitit 2011, në pajtueshmëri të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, deri te komunat janë dorëzuar 360.000 kërkesa. Deri në fillim të muajit në Kadastër janë regjistruar 95.656 objekte të legalizuara. Me marrjen e fletëpronësisë, që është faza e FUNDIT e gjithë procesit, pronari mund të tregtojë me pronën e tij ose ta vendosë si hipotekë në bankë për marrje të kredive. Me legalizimin e objekteve qytetarët fitojnë të drejtën që t’i blejnë edhe vendet e oborreve me çmim nga një EURO për 1 metër. Me ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore nga prilli i këtij viti u mundësua që edhe kjo kategori e qytetarëve të kenë të drejtë për legalizim të objektit dhe t’i zgjidhin punët juridiko-pronësore për tokën.

Më së shumti kërkesa për legalizim janë dorëzuar në Shkup, edhe atë në komunat Çair, Gazi Babë, Kisella Vodë, Gjorçe Petrov dhe Aerodrom, ndërsa pas kryeqytetit pasojnë Kumanova, Prilepi dhe Shtipi.
Problem kyç në të cilin vërejnë institucionet vazhdimisht është mos kompletimi i okumentacionit për legalizim me elaboratet e nevojshme gjeodezike. Zgjidhje për këtë problem për kategoritë e qytetarëve të rrezikuara SOCIALE paralajmëroi shteti. Janë përgatitur ndryshime ligjore me të cilat për 34.000 marrës të asistencës sociale dhe 5.000 marrës të ndihmës në të holla po përmirësohen kushtet për legalizim, me lirimin nga shpenzimet për elaborate gjeodezike.

Sipas detyrës zyrtare matjen e patundshmërive dhe përpunimin e elaborateve do t’i kryejë Agjencia për kadastër të patundshmërive. Që të munden ta shfrytëzojnë masën qeveritare qytetarët marrës të asistencës sociale dhe ndihmës së përhershme në të holla do të duhet të sigurojnë vërtetim nga qendrat për punë sociale, ndërsa ata me të ardhura më të ulta deri në 168.000 denarë në vit vërtetim nga Drejtoria për të ardhura publike, ndërsa pastaj munden që në repartet rajonale të Agjencisë për kadastër të patundshmërive të dorëzojnë kërkesë për elaborat falas për legalizim.

Komunat do të mbajnë regjistër për kërkesat e dorëzuara për legalizim në formë elektronike. Personat nga kategoritë e rrezikuara sociale të cilat do t’i legalizojnë objektet nuk do ta humbin të drejtën e asistencës sociale dhe të ndihmës së përhershme në të holla. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në territorin e Maqedonisë vitin e kaluar janë regjistruar 1.275 objekte të ndërtuara pa leje.
Shqyrtimi i statistikës tregon SE në vitin 2013 janë evidentuar më shumë ndërtime pa leje në Shkup-484, me ç’rast pasojnë, Ohri me 94, Strumica 73, Prilepi 43, Shtipi 41, Likova 40, Struga 35, Kumanova 31, Çashka dhe Dibra me nga 27, Tetova 21, Kërçova dhe Koçani me nga 20.

Lajme të ngjashme

Back to top button