Struga grumbullon karate klubet

Të hënën në qytetin e turistik të Strugës ka filluar seminari i katërt tradicional në karatë që kësaj here po organizohet nga Unioni i karatesë shqiptarë në Maqedoni dhe KK Drini. Në këtë ngjarje sipas kryetarit të Unionit, Alim Hajredini po marrin pjesë klube nga Kosova, Shqipëria, Gjermani, Zvicra e Maqedonia.

“Me pjesëmarrje në këtë seminar veror na kanë nderuar diku 70 karateistë nga klubet Prishtina, Dardania – Gjilan, Unsu -Prishtinë, Bardhoshi – Podujevë, Forca – Shkup, Kamikaze – Tetovë, Uraniku – Dibër, Shotokan Ensiglen – Gjermani, karate Kai Tops – Zvicër si dhe Drini si organizator teknik. Normal do të kemi stërvitje dy here ne dite, kurse të njëjtat do të udhëhiqen nga Ismail Fazliu, Muharem Imeri, Luan Gjergji, Shkelzen Balaj, Luletja Shala, Isak Curri, Mahir Ademi, Xhemi Etemi, Xhevar Hajredini si dhe unë”, tha Alim Hajredini. Ndryshe, seminari do të zgjat deri të dielën.

Lajme të ngjashme

Back to top button