Mustafi po bëhet i Valencias?

Shkodran Mustafi do t’i bashkohet Valencias. Sipas mediave italiane, Sampdoria ka pranuar ofertën e klubit spanjoll, me vlerë prej 8 milionë euro, për blerjen e qendërmbrojtësit shqiptar. 

Shkodran Mustafi do ta vazhdojë karrierën në La Ligë. Qendërmbrojtësi shqiptar është shumë pranë transferimit në Valencia.

Reprezentuesi i Gjermanisë, kampion i botës 2014, është duke sqaruar detajet e fundit para zyrtarizimit të kalimit në Mestalla.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Sampdoria ka pranuar ofertën e Valencias me vlerë prej 8 milionë euro dhe Mustafi duhet të arrijë marrëveshje personale me klubin spanjoll dhe të niset për teste mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.

Lajme të ngjashme

Back to top button