Tumbovski reagon ndaj prokurorit, për mos ngritjen e padisë ndaj Jankullovskës

Zagorec Tumbovski, ish kreu i “Jaka Tabak” dhe “Tabak Osiguruvanje” i cili me faturat e bashkangjitura pohonte se i kishte dhënë para për të financuar partinë Gordana Jankullovskës, në atë kohë sekretare e përgjithshme e VMRO-DPMNE-së, është i pakënaqur me vendimin e prokurorit Zvërlevski se nuk do të ngrejë procedurë penale kundër saj. Tumbovski thotë se i posedon akoma provat që dëshmojnë kryerjen e veprës penale, por sipas tij, prokurori aktual nuk mund të marrë një procedurë të tillë, për aq kohë sa ai është shërbëtor i Jankuloskës dhe Gruevskit. Procedurë mund të ngrejë vetëm një prokuror i ri dhe i pa ndikuar politikisht.

“Mos harroni, edhe nëse keni vendosur që ta mbroni fuqishëm ose ta fshini krimin e ministres tuaj, kjo do të zgjasë vetëm për një kohë të caktuar, sepse përgjigja aktuale e Prokurorisë Publike është e përshpejtuar dhe e papranueshme”, – shkruan Tumbovski në letrën e hapur drejtuar opinioni publik”.

Ai thotë se Zvërlevski nuk ka intervistuar asnjë nga dëshmitarët që ai i ka sugjeruar, nuk ka kërkuar raport financiar nga kompania “Analitiko” që ka bashkëpunuar me VMRO DPMNE-në, në llogarinë e së cilës ai ka transferuar shuma të mëdha parash, as nuk ka bërë ekspertizë të fletëpagesave ku qëndron firma e Jankullovskës, dhe nuk ka siguruar listën e bisedave telefonike mes tij dhe krerëve të VMRO DPMNE-së nga të cilat, sipas Tumbovskit mund të shihet se ai ka komunikuar rregullisht me Gruevskin dhe Jankulovskën.

Në vendimin e prokurorisë për të hequr dorë nga ndjekja penale reagoi LSDM-ja, duke theksuar se një gjë e tillë dëshmon kontrollin e plotë partiak mbi gjyqësor, ndërsa për VMRO DPMNE-në, sjellja e LSDM-së ka treguar se ajo parti i ofendon dhe i zhvlerëson institucionet, dhe se është partnere me persona që kanë prapavija penale, sikurse Tumbovski.

Afera “Fletëpagesat” u hap pak kohë para zgjedhjeve nga Zoran Zaev, duke nxjerrë në shesh dokumente në të cilat Jankullovska, si sekretare e përgjithshme e VMRO DPMNE-së ka shtënë në dorë në mënyrë të paligjshme, donacion nga Zagorec Tumbovski në shumën prej 80 mijë eurove.

Lajme të ngjashme

Back to top button