Testimi ekstern sërish lajmërohen dënime ose shpërblime

Pas shpalljes së rezultateve të testimi ekstern të afatit të gushtit, nuk do ketë dënime dhe shpërblime për mësimdhënësit por vetëm do tu jepen këshilla dhe udhëzime për ata që do të rangohen më keq. Megjithatë sipas ndryshimeve në ligjin e ri, nga testimi i ardhshëm, personat përgjegjës për mësimdhënie do të gjobiten me 600 euro dhe nëse drejtori i shkollës nuk do i sjell vendimet për dënim ose shpërblim brenda 15 ditëve, ai do të shkarkohet nga kryetari i komunës. Nëse këtë nuk e bën komuna atëherë shkarkimin e bën Ministria e arsimit. Kështu informoi sot, ministri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi.

Datat e testimit
3200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme do i nënshtrohen testimit gjatë muajit gusht, thanë sot nga Ministria e Arsimit. Ministri Ademi theksoi se testimi 1+3(intern plus ekstern) do kryhet gjatë 11, 13, 14 dhe 16 gusht, me sa vijon:

11 gusht – Testim në gjuhën amtare, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
13 gusht  – Gjuhë e huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht ose rusisht)

14 gusht- Testimi në matematikë, estetikë, filozofi
16 gusht- Kimi, Fizikë, Histori dhe Biznes

Testimi do kryhet në 21 shkolla dhe oraret do publikohet sonte ose nesër në faqen elektronike www.matura.gov.mk , ndërsa rezultatet e testeve do shpallen më se voni deri në 30 ditë, ku do ketë kohë edhe për ankesa.
Këta ta fundit, ankesat, duhet të drejtohen pranë shkollave ku ata testohen.

Testi ka gjysmë milion pyetje
Testi do i ketë të njëjta pyetje, por kombinacioni do jetë i ndryshëm pasi mes gjysmë milion pyetjeve nuk do ketë mundësi që të bien pikërisht testet që kanë rënë gjatë qershorit. Andaj nxënësit duhet të mësojnë logjikisht dhe jo përmendësh, që të arrijnë rezultatet e duhura.
Nëse ndokush pa vërtetim nga mjeku ose pa arsye nuk merr pjesë në testimin ekstern, atëherë nota e tij do jetë e dobët.

Lajme të ngjashme

Back to top button