Snowden: Saudia partner i ngushtë i NSA

Në një memorandum top secret, të shkruar në 8 Prill 2013, dhe të bërë publike së fundi, shfaqet bashkëpunimi i ngushtë mes NSA amerikane dhe mbretërisë të Arabisë Saudite.
Sipas dokumentin, bëhet fjalë për një shkëmbim të dhënash, pikësëpari, mes NSA dhe Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes në Arabi.

Fokusi i tyre, “është i bazuar për siguri të brendshme dhe çrrënjosjes së terrorit aktiv në Gadishullin Arab.” Kjo kryesisht arrihet mes, “relacionit dhe shkëmbimit të informacioneve mes CIA dhe Mabahith-in në Saudi (ekuivalent me FBI-në amerikane)”, shkruan mes tjerash dokumenti.

Gjithashtu nuk mund të lihet anash edhe aktiviteti i tyre i përbashkët për njohjen dhe të rejat e fundit nga armatimi iranian, që është edhe armiku i tyre i përbashkët.

Aleanca mes Saudisë dhe Amerikës ka qenë e njohur prej vitesh.  Një ndër bazat më të fuqishme amerikane është e vendosur në shtetin arab./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button