Banka botërore ndan 200 milion dollarë për luftë kundër ebolës

Banka Botërore mbrëmë shpalli se do të ndajë 200 milion dollarë ndihmë urgjente për Liberinë, Sierra Leonën, dhe Guinenë për luftë kundër epidemisë së Ebolës.

Mjetet do të destinohen  për përparimin e sistemit shëndetësor të shteteve, si dhe për ballafaqim me pasojat ekonomike të krizës, citohet në kumtesën e Bankës Botërore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli se numri i të vdekurve nga epidemia e Ebolës arriti në 887 persona.  Sipas të dhënave të OBSH-së deri tani nga Ebola kanë vdekur 358 persona në Guine, 255 në Liberi dhe 273 në Sierra Leone, si dhe një person në Nigeri. Sëmundja për herë të parë u paraqit në vitin 1976 në Kongo.

Lajme të ngjashme

Back to top button