Agimi gati për debutim te Cagliari

Një nga ligat mëtë mira evropiane, Seria A në gjirin e saj ka dhe një shqiptar tjetër, bëhet fjalë për tetovarin Agim Ibraimi i cili së fundi nga NK Maribor i Sllovenisë, u bë pjesë e skuadrës Cagliari.

“Seria A” vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së katërt, ndërsa sipas faqes zyrtare të ekipit Calgiari, në këtë ndeshje në kombinim për titullar të ekipit është edhe Agim Ibraimi, debutimin e të cilitme padurim e presin edhe tifozët. Por gjithsesi për 11-shin më të mirë, do të vendos shefi i stafit teknik Diego Lopez.

Cagliari deri më tani ka grumbulluar 4 pikë dhe renditet e 9-ta në tabelë, në ndeshjen e radhës është nikoqire e ekipit Sampdoria, që është e 17-ta në rënditje me vetëm një pikë të fituar. Ndeshja Cagliari – Sampdoria luhet të shtunën me fillim në orën 18:00.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button