UEJL në shërbim të “Planit klimatik për qytetin e Tetovës”

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe rektori i Universitetit te Evropës Juglindore, kanë nënshkruar sot  dy memorandume për bashkëpunim, në mes këtyre dy institucioneve.

 “Memorandumin për mirëkuptim për vendosjen e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes Komunës së Tetovës dhe Universitetit të Evropës Juglindore” dhe “Memorandumin për bashkëpunim të komunës së Tetovës dhe Institutit për ambient jetësor dhe shëndet pranë UEJL” me qëllim të realizimit të projektit “ Plani aksionar klimatik për qytetin e Tetovës”.

Sipas rektorit, Zamir Dika, marrëveshja e parë ka të bëjë me hulumtimet shkencore që do te bëhen në UEJL, për Komunën e Tetovës. “Bashkëpunimi i dytë parasheh vënien në dispozicion të Komunës, laboratorët për efikasitet energjetik për të studiuar të gjitha hapësirat që i takojnë komunës, me qëllim që të realizohet një plan për efikasitet energjetik”, tha rektori I UEJL-së, Zamir Dika

Me rastin e këtij bashkëpunimi, Teuta Arifi, tha se “Ne duhet ti inkuadrojmë politikat shkencore në programin tonë sepse praktikat e tilla ekzistojnë në çdo vend, me qëllim për te pasur një vend sa më të pastër. Plani për efikasitet energjetik duhet të realizohet në të gjitha shkollat dhe objektet e komunës sepse në këtë mënyrë do t’i reduktojmë dhe harxhimet e mëdha që i kemi për energji”

Lajme të ngjashme

Back to top button