Gaza, Izraeli sulmon shkollën, dhjetëra viktima!

Të paktën 10 persona kanë gjetur vdekjen pas një sulmi nga ajri, pranë një shkolle të mbikqyrur nga OKB-ja, në të cilën strehoheshin të zhvendosurit nga konflikti i Gazës, bëjnë të ditur burime mjekësore palestineze.

Nga sulmi u godit hyrja e godinës në Rafah, ku mijëra palestinezë thuhet se janë strehuar. Ushtria izraelite nuk ka dhënë asnjë koment, por ka rinisur fuqishëm ofensivën e saj në Gaza.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza than se 30 vetë kanë vdekur sot, ndërsa militantët vazhdojnë të hedhin raketa në drejtim të Izraelit. Shkëmbimi i fundit i luftimeve erdhi pasi ushtria izraelite bëri të ditur se një ushtar, i cili dyshohej të ishte marrë peng, është konfirmuar tashmë i vdekur.

Shifrat zyrtare më të fundit, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, bëjnë të ditur se numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 1740 palestinezë, si dhe 9080 të tjerë janë plagosur që prej nisjes së konfliktit, më shumë se 3 javë më parë.
/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button