Ripozicionimi i Izraelit në Gazë

Izraeli ka filluar të tërheqë disa trupa tokësore nga Rripi i Gazës, por operacioni ushtarak është duke vazhduar raporton agjencia franceze e lajmeve, AFP duke e cituar zëdhënësin e ushtrisë izraelite.

“Ne po lëvizim disa forca, ne po i ndryshojmë nga brenda”, ka thënë Peter Lerner, duke e përshkruar këtë veprim si “mision në vazhdim”.

“Ne po ripozicionojmë trupat brenda Rripit të Gazës duke marrë pozicione të reja, dhe po lehtësojmë disa forca nga brenda”, ka thënë Lerner. /rel/

Lajme të ngjashme

Back to top button