Qeveria e Kosovës akuzohet për punësime “klandestine”

Qeveria në detyrë në fund të mandatit të saj i ka shpejtuar hapat për t’i rehatuar shumë nga militantët partiakë (PDK), duke iu shpallur vende pune dhe duke i transformuar nga zyrtarë politikë në civilë e madje duke i dërguar edhe nëpër stafe diplomatike e konsullore, shkruan gazeta “Zëri”.

Kështu vlerësojnë përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike, të cilët konsiderojnë se këto punësime po  bëhen me qëllim të rehatimit të militantëve partiakë përmes punësimit jo legjitim.

Ata paralajmërojnë se me të marrë pushtetin do t’i rishikojnë punësimet që janë bërë kohët e fundit nga Qeveria në largim.

Lajme të ngjashme

Back to top button